A është shumë vonë për negociata mes SHBA-ve dhe Iranit? CNN: Turqia në bisedime me palët, por…
Turqia është angazhuar në kontakte me zyrtarë amerikanë dhe iranianë për një rikthim në tryezën e negociatave, raporton CNN. Megjithatë, duke cituar një burim rajonal, CNN thekson se përshkallëzimi i situatës dhe progresi i ngadaltë i bisedimeve mund të bëjnë që të jetë “shumë vonë”.
“Aktualisht, po diskutohet për negociata. Ritmi i bisedimeve është i ngadaltë dhe me këtë shpejtësi mund të jetë tepër vonë”, tha burimi.
Gjatë javëve të fundit, Irani është përfshirë nga protesta të dhunshme që kanë rezultuar në qindra viktima dhe mijëra të burgosur nga regjimi. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-të mund të ndërmarrin operacione sulmi kundër Teheranit.
