“Jemi të përgatitur për zgjidhjen e konfliktit me Iranin”, Witkoff: Nuk mund të lejojmë një “Kore të Veriut” në Lindjen e Mesme
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, foli më tej rreth përpjekjeve të Uashingtonit për të arritur një marrëveshje paqeje me Iranin.
“Mendoj se presidenti dëshiron një marrëveshje paqeje, por ai gjithashtu beson në – dhe unë besoj në të gjithashtu – paqen përmes forcës”, tha ai. “Pa presion, nuk e ul kurrë askënd në tavolinë”, shtoi Witkoff.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme ta zgjidhin konfliktin me Iranin nëpërmjet një zgjidhjeje diplomatike, por kjo zgjidhje duhet të përfshijë që Irani të mos ketë “pasurim të uraniumit”, theksoi Witkoff, duke iu referuar uraniumit të nevojshëm për një armë të mundshme bërthamore.
Ai shtoi: “Nuk mund të lejojmë një ardhje të dytë të Koresë së Veriut në Lindjen e Mesme. Është totalisht destabilizuese për atë rajon dhe për botën.”
Koreja e Veriut testoi me sukses një armë bërthamore në vitin 2006 dhe teston rregullisht një gamë të gjerë raketash.
