Die. Gus 19th, 2018

SHBA – Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon një hetim ”të besueshëm” për sulmin në Jemen

UASHINGTON, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Këshilli i Sigurimit i OKB-së u shpreh sot se kërkon një hetim ”të besueshëm” për sulmin ajror, i cili dyshohet të jetë kryer nga koalicioni ushtarak i drejtuar nga Arabia Saudite, ku mbetën të vrarë 29 fëmijë në Jemen.

Ambasadorja britanike, Karen Pierce, e cila kryeson dhe flet në emër të Këshillit, u tha gazetarëve pas një takimi me dyer të mbyllura për Jemenin, se nëse ndonjë hetim nuk është i besueshëm, Këshilli natyrisht do ta rishikojë atë./

/v.b/

Kategori