Witkoff: SHBA-të mund të kontribuojnë në zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë
Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të kontribuojnë në zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë. Kështu është shprehur zëdhënësi i Presidentit të SHBA-së, Steve Witkoff.
Ai shprehu shpresë për një zgjidhje dhe e konsideroi konfliktin aktual si një nga ato që duhet të marrë fund. Witkoff theksoi se megjithëse zgjidhja e konfliktit Rusi-Ukrainë duket e vështirë, është bërë njëfarë progresi.
“Mendoj se është bërë përparim, por mendoj se ky është një konflikt i vështirë. Ne do ta zgjidhim këtë dhe mendoj se kjo është gjëja tjetër më e rëndësishme për t’u zgjidhur. Kemi shumë punë për të bërë në protokollet e sigurisë për Ukrainën. Ka shumë diskutime për t’u zhvilluar në nivel lokal nga grupet teknike përpara se të përfshihet lidershipi”, tha Whitkoff gjatë një fjalimi në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami.
