Hën. Tet 22nd, 2018

SHBA – Koreja e Veriut kritikon deklaratat e kreut të OKB-së

NJU JORK, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Misioni koreano-verior në OKB ka akuzuar sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres se po bënte kritika të pamenduara dhe po miratonte linjën e SHBA-së, pasi bëri thirrje për një denuklearizim të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të Gadishullit Korean.

Guterres i bëri këto deklarata pas diskutimeve me kryeministrin japonez, Shinzo Abe në Tokio gjatë të cilave ata përmendën përpjekjet amerikane për të çliruar Korenë e Veriut nga programet bërthamore dhe raketat balistike.

Kreu i OKB-së duhet të bëjë atë që është më e dobishme (…) për paqen dhe stabilitetin, jo vetëm duke vendosur sanksione për të kënaqur një vend tjetër”, theksoi misioni koreano-verior në një komunikatë.

Misioni e gjykon si të pamenduar një kritikë të Guterres, i cili deklaroi se Koreja e Veriut mund të jetë një anëtare normale e komunitetit ndërkombëtar në këtë rajon nga pikëpamja për një denuklearizim të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm.

“Koreja e Veriut është e tronditur nga këto deklarata në një kohë kur bota mbështet dhe përshëndet samitin historik mes Koresjë së Veriut dhe SHBA-së dhe komunikatën e përbashkët në Singapor”, sipas tekstit./
/ec/

Kategori