Pasardhësi i Khameneit: Shtëpia e Bardhë në pritje, SHBA kërkon liri dhe demokraci për Iranin
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se Irani ka zgjedhur rrugën e dhunës dhe po përballet me pasojat.
Lidhur me çështjen e pasardhësit të Khameneit, ku ditën e djeshme u raportua se është zgjedhur djali i tij i madh, Leavitt theksoi se është ende herët për të folur. Shtetet e Bashkuara po presin të shohin zhvillimet e mëtejshme dhe qasjen që do të ketë pasardhësi.
Leavitt shtoi se administrata amerikane shpreson që “liria dhe demokracia të jenë për popullin iranian”.
Ajo përmendi gjithashtu se qëllimi i SHBA-së në raport me Iranin është ndryshimi i regjimit, sipas raportimit të BBC.
