Mar. Gus 21st, 2018

SHBA – NASA lëshon me sukses sondën diellore “Parker”

TAMPA, 12 gusht /ATSH-AFP/ – NASA lëshoi sot në Florida sondën e saj “Parker”, objekti më i shpejtë i krijuar nga njeriut që do të kalojë atmosferën e Diellit për të ndihmuar në zbulimin e sekretit të stuhive diellore.

Një orë më pas, operatori i lëshimit theksoi se sonda ishte shkëputur mirë nga raketa dhe se po vazhdonte odisenë e saj hapësinore.

“Për momentin, sonda po vepron mirë”, konfirmoi ai.

Lëshimi i sondës “Parker” dështoi dje, pas një alarmi të momenteve të fundit, por gjithçka shkoi me sukses gjatë ditës së sotme.

Sateliti i nisur ka për qëllim të futet në koronën diellore dhe mendohet të hedhë dritë mbi misteret e mëdha të Diellit.

“Parker Solar Probe” pritet të mbërrijë rreth 6.12 milionë kilometra pranë diellit, ndërsa sateliti më i afërt ka shkuar rreth 43 milionë kilometra pranë dhe është lëshuar në 1976-ën./
/ec/

Kategori