Die. Gus 19th, 2018

SHBA – ”New York Times” së shpejti me 4 milionë abonentë

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH-AFP/ – ”New York Times” do të kalojë së shpejti pragun e 4 milionë abonentëve, njoftoi sot drejtori i përgjithshëm, megjithëse tregu shfaq shqetësimin për një ngadalësim të rritjes.

Në tremujorin e dytë, grupi pati një rritje me 109 000 abonentë vetëm në botimet dixhitale.

Në fund të qershorit, e përditshmja nju jorkeze numëronte 2,89 milionë abonentë dixhitalë dhe 3,8 milionë në total, duke përfshirë lexuesit të cilët marrin vetëm botime të shtypura.

Që nga fundi i vitit 2016 pas fushatës presidenciale amerikane , një periudhë e lumtur për gazetën, ”New York Times” ka fituar rreth një milionë abonentë.

Mark Thompson, drejtori i përgjithshëm gjatë një video konference për prezantimin e rezultateve u shpreh se së shpejti do të kalohet pragu i 3 milionë abonentëve dixhitalë dhe 4 milionë abonentëve në total./

/v.b/

Kategori