I dërguari special i Presidentit të SHBA-së niset për në Rusi
I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, po udhëton për në Rusi. Lajmin e bëri të ditur Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, gjatë një konference për shtyp.
“Administrata është shumë optimiste. Ata kanë pasur bisedime shumë të mira me ukrainasit në Florida. Dhe tani, sigurisht, i dërguari special Witkoff do të shkojë në Rusi”, tha Levitt.
Witkoff pritet të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë pasditen e sotme. Më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kishte konfirmuar se bisedimet ishin planifikuar.
Levitt nuk pranoi të zbulonte detaje mbi diskutimet në vazhdim, duke ia lënë këto negociatorëve.
Sipas The Wall Street Journal, Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, po udhëton gjithashtu për në Moskë me Whitkoff.
