SHBA-SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orësh

Reuters citon zyrtarë europianë: Një ndërhyrje ushtarake e SHBA-së në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve.

Reuters raporton se dy zyrtarë europianë kanë deklaruar se ndërhyrja ushtarake e Shteteve të Bashkuara duket e mundshme dhe mund të realizohet brenda 24 orëve të ardhshme.

Agjencia Reuters ka marrë konfirmim nga një zyrtar i paidentifikuar se SHBA-të po tërheqin një pjesë të personelit nga bazat kryesore në rajon, si masë paraprake.

Shtetet e Bashkuara kanë trupa të vendosura në bazën Al-Udeid, e cila është më e madhja në Lindjen e Mesme, si dhe personel në selinë e flotës detare në Bahrein.

Tre diplomatë, sipas Reuters, kanë informuar se pjesë e personelit është udhëzuar të largohet nga baza.

Ndërkohë, disa media amerikane kanë raportuar se procesi i evakuimeve ka filluar.

Scroll to Top