Hën. Dhj 17th, 2018

SHBA – Shtëpia e Bardhë ishte në dijeni të arrestimit të një drejtuese të “Huawei”

UASHINGTON, 6 dhjetor . – Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se ishte njoftuar paraprakisht për arrestimin në Kanada, me kërkesë të drejtësisë amerikane, të një drejtueseje të gjigantit kinez të telekomunikimit “Huawei”, të njëjtën ditë që presidenti, Donald Trump po hante darkë me homologun e tij Xi Jinping.

“E dija më përpara. Është informacion që e marrim nga Ministria e Drejtësisë”, tha këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Megjithatë ai theksoi se nuk e di nëse Donald Trump ishte njoftuar personalisht për këtë arrestim e Meng Wanzhou, drejtoresha financiare e numrit dy në botë të smartfonëve. /G.S/

Kategori