Die. Dhj 16th, 2018

SHBA – Shtohen akuzat ndaj autorit të pakove me bomba në Nju Jork

UASHINGTON, 9 nëntor . – Cesar Sayoc, mbështetësi i flaktë i Donald Trump, i akuzuar për dërgimin e një seri pakosh me bomba që kishin si objektiv kundërshtarët e presidentit, u përball të premten në Nju Jork me 30 akuza që mund të rrezikojë deri në burgim të përjetshëm.

Sipas aktakuzës e provuar nga një panel i gjerë gjykues në Nju Jork dhe e bërë publike nga prokurori federal i Manhatanit, Sayoc po përballet me 30 akuza që lidhen me dërgesën e 16 pakove me bomba që dyshohet të ketë dërguar në total.

Ankesa e parë ndaj Sayoc e regjistruar në Florida përfshinte vetëm pesë akuza për dërgimin e 13 pakove me bomba.

Në mesin e 14 personaliteteve kundërshtarë të presidentit Trump të shënjestruar nga pakot e tij, vetëm pesë persona janë përmendur në mënyrë specifike në aktakuzën në Nju Jork, miliarderi dhe filantropisti Xhorxh Soros, ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, aktori Robert de Niro, ish-drejtori i CIA-s, John Brennan dhe ish-drejtori i shërbimeve sekrete James Clapper./ /v.b/

Kategori