SHBA shënjestron anijen cisternë të lidhur me Venezuelën pas ndjekjes dy-javore në Atlantik dhe manovrës me flamur rus
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të sekuestrojnë një anije cisternë nafte të lidhur me Venezuelën, pas një ndjekjeje më shumë se dy-javore në ujërat e Atlantikut. Një zyrtar amerikan ka konfirmuar për Reuters se operacioni po kryhet nga Roja Bregdetare dhe ushtria.
Sipas raportimeve të medias shtetërore ruse RT, një helikopter, që besohet se transporton forca ushtarake amerikane, po tenton të ulet mbi anijen cisternë. Ky sekuestrim, i cili mund të Tensionojë marrëdhëniet me Rusinë, vjen pasi cisterna, fillimisht e njohur si Bella 1, i shmangi një “bllokadë” detare amerikane të cisternave të sanksionuara dhe i kundërshtoi përpjekjet e mëparshme të Rojës Bregdetare të SHBA-së për ta hipur në të pranë Venezuelës në dhjetor.
Firma e analizave detare me inteligjencë artificiale, Windward, raporton se cisterna ka ndryshuar emrin nga Bella 1 në Marinera dhe ka marrë flamurin rus. Windward gjithashtu ka raportuar se cisterna ka pikturuar një flamur rus në trupin e saj për të shmangur kapjen nga Roja Bregdetare e SHBA-së. Sipas ligjit ndërkombëtar, anijet që mbartin flamurin e një vendi janë nën mbrojtjen e atij kombi.
Më herët, Wall Street Journal raportoi se Rusia e kishte shoqëruar anijen me një nëndetëse. Reporteri i sigurisë kombëtare i Reuters, Phil Stewart, ka sugjeruar se SHBA-të mund të jenë duke kapur një anije tjetër në të njëjtën kohë diku tjetër në ujërat e Amerikës Latine, duke postuar në X: “Ka ‘një tjetër përgjim në zhvillim e sipër'”.
