Hën. Gus 20th, 2018

SHBA – Të paktën 11 të vdekur nga një valë dhune në Çikago

ÇIKAGO, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Të paktën 11 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë shkëmbimeve të shumta të zjarrit që kanë ndodhur në Çikago gjatë fundjavës, ku shumica kanë ndodhur për shkak të grupeve kriminale që janë duke sunduar qytetin e tretë më të madh amerikan.

Sipas një numërimi të kryer nga e përditshmja lokale “Chicago Tribune”, 40 persona janë prekur nga plumba në vetëm shtatë orë. Mes të cilëve kalimtarë të rastit dhe anëtarë bandash.

Mes të premtes në mbrëmje dhe të hënës në mëngjes, gazeta numëron më shumë se 70 persona të prekur nga plumba.

Bandat janë bërë shumë aktive në lagjet në perëndim dhe jug të këtij qyteti në shtetin e Ilinoisit, që janë zona shumë të varfëra dhe ku ka shumë minoritete etnike. /G.S/

Kategori