Mër. Dhj 19th, 2018

SHBA-të përshëndesin vendimin që i jep Shqipërisë kryesimin e OSBE-së më 2020-ën

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Misioni Amerikan pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, përshëndeti miratimin e kandidaturës së Shqipërisë, për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020.

Reagimi u shpërnda edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ndërsa theksohej se SHBA-të janë gati të mbështesin Shqipërinë në këtë rol vendimtar.

“SHBA përshëndet vendimin e arritur në mbledhjen e OSBE-së, duke miratuar sot kandidaturën e Shqipërisë si Kryetar i OSBE-së në vitin 2020! Ne shpresojmë që të mbështesim Shqipërinë, pasi ajo të marrë këtë rol vendimtar”, thuhet në reagim.

Kujtojmë që OSBE, e cila aktualisht kryesohet nga Italia, u mblodh dje në Romë, në takimin e përvitshëm, ku edhe miratoi kandidaturën e Shqipërisë, për të kryesuar organizatën në vitin 2020.

InfoPasqyra/tch

Kategori