Hën. Dhj 17th, 2018

SHBA – Trump zgjedh shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

UASHINGTON, 8 dhjetor . – Donald Trump njoftoi sot emërimin në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane gjeneralin, Mark Milley aktualisht Shefi i Shtabit i Këmbësorisë, duke artikuluar një tjetër refuzim ndaj sekretarit amerikan për Mbrojtjen, Jim Mattis.

Presidenti amerikan në këtë mënyrë distancoi kandidatin e preferuar të Mattis për emërimin në këtë post të lartë, një pozicion që do të drejtojë tashmë Pentagonin për katër vjet.

Gjenerali Milley, një oficer i shkëlqyer 60 vjeç i diplomuar në Universitetin e Princeton ka marrë pjesë në luftërat në Irak dhe Afganistan. Ai do të pasojë gjeneralin, Joe Dunford, i emëruar në këtë post në 2015 nga Barack Obama për dy vite, dhe i mbajtur në detyrë nga Trump në vitin 2017 për një mandat të dytë dyvjeçar./ /v.b/

Kategori