Sht. Tet 20th, 2018

SHBA – Uashingtoni paralajmëron Teheranin të mos bllokojë ngushticën e Ormuzit

UASHINGTON, 9 gusht /ATSH-AFP/ – SHBA-ja është e vendosur që të garantojë me një vigjilencë të jashtëzakonshme lundrimin në ngushticën e Ormuzit, paralajmëroi një gjeneral amerikan pas disa manovrave detare iraniane që Ushingtoni i konsideroi si kërcënuese.

Irani zhvilloi javën e kaluar një ushtrim detar në zonën e Gjirit, disa ditë pas rivendosjes së sanksioneve amerikane kundër Teheranit.

Këto ushtrime ndodhën në një datë të pazakontë. Irani zhvillon zakonisht operacione të kësaj natyre dhe të kësaj madhësia në periudhën e vjeshtës.

“Është mjaftueshëm e qartë se ata po përpiqen të përdorin këto manovra për të na dërguar një mesazh”, deklaroi për median gjenerali  Joseph Votel, komandant i frocave amerikane në Lindjen e Mesme.

“Regjimi iranian kërkonte të tregonte se ka kapacitete ushtarake në këtë ngushticë strategjike, dhe se kontrollon Gjirin, nga ku kalon rreth 30% e naftës botërore që tranziton nëpërmjet rrugëve detare”, shtoi gjenerali Votel. /G.S/

Kategori