Mar. Tet 16th, 2018

SHBA – Uashingtoni: Trump nuk po i dikton politikën e tij FED-it

UASHINGTON,  tetor . – Presidenti amerikan, Donald Trump nuk po i dikton politikën e tij FED-it, Banka Qendrore Amerikane, theksoi sot këshilltari i tij kryesor ekonomik, Larry Kudlow, për kanalin televiziv CNBC.

“Ne e dimë që FED-i është i pavarur”, theksoi Kudlow.

Presidenti amerikan akuzoi dje FED-in, se ka zhvilluar një politikë graduale të rritjes së vlerës së kredive.

“Banka Qendrore amerikane është shumë agresive në mënyrën e saj të masave shtrënguese të politikës monetare në SHBA”, ishte shprehur sot Donald Trump. /G.S/

Kategori