SHBA vendos tarifa 15% për importet nga BE

Gjykata e Lartë e SHBA-së: Tarifat e Importit nga BE do të jenë 15%

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar tarifat prej 15% për importet nga Bashkimi Evropian. Një zyrtar amerikan në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se “baza për normën e re është dekreti global i tarifave, i nënshkruar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas vendimit të Gjykatës së Lartë”.

Ai shtoi se kjo masë është e përkohshme, pasi administrata do të ndjekë procedurat e tjera ligjore për të zbatuar norma tarifash më të përshtatshme ose të negociuara paraprakisht. “Deri atëherë, ne presim që të gjitha vendet të vazhdojnë t’i përmbahen angazhimeve të tyre të marrëveshjes tregtare për uljen e barrierave tregtare dhe lëshimeve të tjera, të cilat nuk kanë ndryshuar,” theksoi zyrtari.

Të premten, Gjykata Supreme e SHBA-së i dha një goditje të rëndë politikës tregtare të Trump, duke vendosur se baza ligjore e përdorur për shumë nga tarifat e vendosura për pothuajse të gjithë partnerët tregtarë të vendit ishte e pajustifikuar.

Pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme, Trump njoftoi të premten tarife importi në të gjithë botën prej 10% për SHBA-në, të cilat më pas i rriti në 15% të shtunën.

Scroll to Top