SHBA vlerëson Dumanin, “parapërcakton” kreun e SPAK

SHBA falënderon Dumanin dhe “parapërcakton” kreun e ri të SPAK (FOTO)

Nuk është aspak rastësi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të bëjë një deklaratë falënderuese për Altin Dumanin. Mes fotove të takimit që zyrtari i lartë amerikan pati në SPAK, vihet re edhe Klodian Brahos, njëri prej kandidatëve për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij përflitet si i preferuari i amerikanëve për drejtimin e SPAK.

Gjithashtu, jo rastësisht, ambasada publikon foton e Brahos një ditë para votimit të nesërm në KLP. Ky veprim duket se synon të japë një mesazh anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që nesër të jenë “të kujdesshëm” gjatë votimit për kreun e ri të SPAK.

Kjo situatë ngjan si një “parapërcaktim”, ashtu siç ndodhi edhe me Altin Dumanin 3 vite më parë, kur ish-ambasadorja Yuri Kim mori pjesë personalisht në mbledhjen e KLP.

Më poshtë, deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA:

“Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise, vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm, Altin Dumani, dhe bashkëpunimin me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Ky bashkëpunim synon përballjen me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe luftimin e korrupsionit që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, një bashkëpunim të cilin shpresojmë të vazhdojë me pasardhësin e tij.”

Scroll to Top