Mër. Sht 26th, 2018

SHBA – Volkswagen: 2019 do të shënojë fundin e prodhimit për modelin mitik ”Beetle”

UASHINGTON, 13 shtator . – Volkswagen njoftoi sot se do të ndërpresë përfundimisht prodhimin e mitikes ”Beetle” në vitin 2019 me dy modele të fundit për të përkujtuar trashëgiminë e pasur të një makine që ka lënë gjurmë në historinë e automjeteve.

”Humbja e ”Beetle” pas tre gjeneratash dhe për gati shtatë dekada do të shoqërohet me emocione tek të apasionuarit e shumtë të ”Beetle”, deklaroi Hinrich Woebcken, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i ”Volkswagen” për Amerikën e Veriut.

Kompania e gjendur në vështirësi në SHBA-së pas skandalit të bujshëm të motorrëve të trukuar për të fshehur normën e ndotjes kërkon të fokusohet tek makinat familiare më të mëdha dhe ato elektrike dhe nuk parashikon për momentin të zëvendësojë ”Käfer-in” (emrin e këtij modeli në gjuhën gjermane).

Woebcken nuk la pa përmendur shprehjen ”kurrë mos thuaj kurrë”.

Prodhimi do të ndërpritet përfundimisht në korrik të vitit të ardhshëm në fabrikën meksikane në Puebla (Meksikë)./

/v.b/

Kategori