SHBA: Zyrtarët kundër testimeve bërthamore të Trump

CNN: Zyrtarët amerikanë duan të bindin Trumpin të mos kryejë testime bërthamore

Zyrtarë të lartë nga fusha e energjisë dhe asaj bërthamore të administratës Trump pritet të takohen me presidentin në ditët në vijim. Qëllimi i takimit është bindja e tij që të mos autorizojë rifillimin e testimeve të armëve bërthamore.

Sipas raportimeve të CNN, burime brenda administratës deklarojnë se zyrtarët synojnë t’i shpjegojnë Donald Trump se ideja për të rikthyer testimet, të cilën ai e ka ngritur javët e fundit, nuk është e qëndrueshme dhe nuk i shërben interesave të Shteteve të Bashkuara.

Këto diskutime zhvillohen në një kohë kur debati mbi strategjinë bërthamore të SHBA-së është intensifikuar. Zyrtarët e sigurisë kombëtare po kërkojnë të shmangin krijimin e tensioneve të panevojshme ndërkombëtare dhe pasojat që mund të sjellë një hap i tillë.

Scroll to Top