Shefi i Trafiqeve në Elbasan pezullohet nga detyra

Pezullohet shefi i Trafiqeve në Policinë e Elbasanit

Policia e Elbasanit ka pezulluar nga detyra shefin e Seksionit të Trafiqeve. Ky vendim vjen pas denoncimit të bërë publik në emisionin investigativ “Stop”, lidhur me një rast të dyshuar abuzimi me detyrën. Sipas denoncimit, ai ka kërkuar 500 euro për të zhbllokuar një automjet.

Në një njoftim zyrtar, thuhet se ndaj punonjësit në fjalë ka nisur hetimi administrativ dhe penal. Ky hetim po zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë e Elbasanit.

Scroll to Top