Shehaj: Kushtetuesja mbrojti të korruptuarit, Rama do të shkarkohet

Shehaj: Kushtetuesja mbrojti të korruptuarit, por fati i Ramës është vendosur jashtë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kthimin në detyrë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas Shehajt, ky vendim tregon se Gjykata Kushtetuese mori anën e të korruptuarve.

Ai theksoi se ky vendim nuk synon të shpëtojë Ballukun, por të mbrojë kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, Shehaj shtoi se ky vendim i jep Ramës vetëm pak kohë dhe nuk mund ta shpëtojë përfundimisht.

“Gjykata Kushtetuese vendosi të kthejë në detyrë të pandehurën Belinda Ballukun. Në përplasjen midis drejtësisë dhe Edi Ramës dhe qeverisë së korruptuar, Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë anën e korruptuarve, anën e Edi Ramës. Në fakt ky nuk është një vendim që shpëton Belinda Ballukun, por synon të shpëtojë Edi Ramën. Edi Rama mendon se pas këtij vendimi është i paprekshëm dhe mund të vazhdojë të sulmojë drejtësinë dhe drejtësia nuk e pezullon dot, nuk e arreston dot. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Me këtë vendim, Edi Rama thjesht fitoi pak kohë. Fati i Edi Ramës, fati i kryeministrave të korruptuar të Shqipërisë është vendosur në Perëndim. Nuk ka asnjë vendim Gjykate Kushtetuese që mund ta shpëtojë Edi Ramën”, u shpreh Agron Shehaj.

Scroll to Top