Shehaj për mazhorancën: Grup i strukturuar kriminal që ka të dhënat e shqiptarëve
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi mazhorancën se po vepron si grup i strukturuar kriminal duke mbajtur peng të dhënat e shqiptarëve.
Shehaj u shpreh se socialistët dinë gjithçka dhe se kjo situatë duhet të shqetësojë jo vetëm opozitën, por të gjithë qytetarët.
“Të gjitha të dhënat janë në duart e këtyre, në duart e grupit të strukturuar kriminal. Ky grup i strukturuar kriminal di gjithçka mbi pronat tuaja, mbi shëndetin tuaj, mbi shëndetin e fëmijëve tuaj, mbi arsimin tuaj, mbi transportin, sa herë keni hyrë e keni dalë nga Shqipëria, shërbimet doganore, të gjitha. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve, jo vetëm ne. Edhe tuajat, të gjitha, nuk shpëton asnjë. Edhe kameramani këtu, të tuat i ka grupi i strukturuar kriminal: çdo vizitë që ke bërë ti, çdo analizë që ka bërë ky zotëria këtu, fëmijët e tij nuk e di nëse janë të martuar”, – u shpreh Shehaj.
