Shembja e Rrugës Qukës-Qafë Plloçë: Kritika për Korrupsionin

Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë / Noka ironizon patronazhistët e PS

Pas shembjes së masivit shkëmbor në aksin Qukës–Qafë Plloçë, vetëm dy muaj pas inaugurimit të rrugës prej 260 milionë eurosh, deputeti Flamur Noka ka reaguar me ironi. Ai e ka cilësuar ngjarjen si një provë të korrupsionit qeveritar që rrezikon jetën e qytetarëve.

Në një status të tij, Noka u bën thirrje patronazhistëve “të hidhen me komente”, ndërsa shton: “Mjerë kush kalon aty me familjen!”.

“Mjerë kush kalon aty me familjen! Ky është #korrupsioni që vret. Këto janë rrugët e lëna rrugëve, o Narkos. Patronazhistë! Lëshohuni me komente! Hidhjani fajin Zotit!”, shkruan Noka.

Kjo nuk është hera e parë që rruga Qukës-Qafë Plloçë ka probleme, por fakti se vepra degradon dy muaj pas inaugurimit dhe nën dritën e hetimeve të SPAK në Ministrinë e Infrastrukturës, ky skandal ka marrë një vëmendje të veçantë në opinionin publik.

Scroll to Top