Shembja Qukës-Qafë Plloçë: Korrupsioni Rrezikon Jetë

Shembja e Qukës-Qafë Plloçë: Adriatik Lapaj: Tenderat kryhen edhe me telefon!

Kreu i organizatës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka udhëtuar këtë të diel drejt zonës ku një masiv shkëmbor është shembur, duke bllokuar akësin që u hap për herë të parë vetëm pak javë më parë.

Kjo është shembja e dytë e shkëmbinjve që ka bllokuar rrugën. Pamjet tregojnë qartë se, nëse nuk do të ishin marrë masat e duhura, jeta e qytetarëve do të ishte vënë në rrezik.

Si shkak për këtë situatë, sipas Lapajt, është korrupsioni në qeveri. Ai deklaroi: “Kur tenderat bëhen me telefon, kur përfituesi caktohet pa u shpallur procedura dhe kur hekuri mungon në beton, jeta e qytetarëve rrezikohet. Për fat sot, nuk ka pasur viktima, pasi masivi i madh shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë ka rrëshkitur që nga reshjet e para. Kujtoj se për këtë rrugë janë dashur plot 14 vite për t’u ndërtuar dhe rreth 260 milionë euro. Kjo është e papranueshme.”

Këto komente janë bërë nga kreu i “Shqipëria bëhet” në një video të shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Scroll to Top