Mër. Dhj 19th, 2018

SHËNDETËSI – Kopshtaria porta e gjelbër drejt mirëqenies mendore

ANKARA, 11 nëntor /ATSH-AA/ – Nëse dëshironi të mbillni farën e orizit do t’u duhet një tokë e lagësht për të marrë produktin, por për terapinë me hortikulturë, e gjitha që ju nevojitet është një zonë në natyrë që si produkt do t’ju japë shëndetin.

Terapia hortikulturore është një praktikë profesionale me të cilën synohet përmirësimi i shëndetit mendor dhe fizik të njerëzve, përmes aktiviteteve të kopshtarisë.

Kjo ndihmon në përmirësimin e kujtesës, aftësive njohëse, inicimit të detyrave dhe socializimit.

Në kopshtin terapeutik, pjesëmarrësit qëndrojnë në një mjedis ku mbizotërojnë bimët, të cilat vendosen për të lehtësuar ndërveprimin e njeriut me elementet shëruese të natyrës.

Stacioni për Hulumtime Agrikulturore në Tajvan, ka ndërtuar një kopsht ”shërues”, një lloj i kopshtit terapeutik, i cili funksionon tashmë për dy vjet.

“Kemi filluar këtë punë, sepse me siguri e dini se njerëzit gjithnjë e më shumë po shqetësohen për ritmin e jetës”, tha Hsueh-Shih Lin, drejtori i përgjithshëm i stacionit.

“Kemi ndërtuar një kopsht që njerëzit të mund të ecin, të takojnë miqtë dhe gjërat brenda tij. Kemi edhe aktivitete kopshtarie brenda tij”, shtoi më tej.

Nga elementet themelore të kopshtit terapeutik janë seksionet e ndara sipas ngjyrës, përmbajtjes dhe aromës.

Lin tha se kopshti shërues nxit shqisat e të parit, dëgjimit, shijes dhe të prekurit./ /os/ a.jor.

Kategori