Shërbime Tatimore Digjitale: Kursim 307 Mijë Orë në Janar 2026

Digjitalizimi i shërbimeve tatimore ka sjellë rezultate konkrete dhe të matshme. Vetëm gjatë janarit 2026, nga përdorimi i pesë shërbimeve më të kërkuara në platformën e-Albania, janë kursyer rreth 307 mijë orë për tatimpaguesit dhe qytetarët, sipas Ministrisë së Financave.

  • Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjektet: 158 386
  • Vërtetime page: 111 751
  • Vërtetim për pagim detyrimesh: 20 582
  • Vërtetim xhiro për tre vitet e fundit: 11 547
  • Vërtetim për individë të paregjistruar: 4312

Rritja e vazhdueshme e përdorimit të këtyre shërbimeve online, të ofruara nga Administrata Tatimore, dëshmon besimin e bizneseve dhe individëve në efikasitetin, shpejtësinë dhe thjeshtësinë që ato ofrojnë. Administrata Tatimore vijon të fokusohet në ndërtimin e një administrate moderne dhe efikase, që e vlerëson kohën e biznesit dhe qytetarëve si një aset të çmuar. ATSH

Scroll to Top