Hën. Kor 16th, 2018

Sherr me karrige e shishe në një lokal në Pogradec, plagoset rëndë një person

auto_rrhje1499804217

POGRADEC – Një sherr i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të qytetit ku u përfshinë disa persona. (foto ilustruese)

Sherri me karrige dhe shishe nisi pas një konflikti të çastit. Si pasojë mbeti i plagosur rëndë një person, bën me dije InfoPasqyra/BW.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen nr.1 lajmëron policia. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë autori i plagosjes.

 (e.f/InfoPasqyra/BW)