Sherr me thika në Shkodër, plagosen tre të rinj

Sherri në Shkodër, policia jep detaje: Një person u konfliktua me dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë me përdorim mjetesh prerëse ka ndodhur në lagjen Zdrale të Shkodrës, pranë shkollës “Shejnaze Juka”. Një konflikt mes disa të rinjve dhe adoleshentëve ka përfunduar me plagosje.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë prezencën e forcave të policisë dhe pasojat e incidentit. Mes tyre vihet re edhe një xhup i çarë dhe me njolla gjaku, i cili dyshohet se i përket njërit prej të rinjve të përfshirë.

Si pasojë e konfliktit, tre të rinj janë dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga mjetet prerëse dhe sendet e forta. Mjekët konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Scroll to Top