Sherr me sende të forta dhe thikë në Fier, dy të rinj të plagosur
Një konflikt i dhunshëm, ku u përdorën sende të forta dhe armë prerëse, ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, duke lënë dy persona të plagosur.
Policia u njoftua për ngjarjen pasi dy personat e plagosur, të cilët janë 28 vjeç, u drejtuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime në kokë nga goditja me sendë të forta, ndërsa tjetri është plagosur me mjet prerës.
Hetimet e para nga policia kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave të përfshirë në dhunën e ushtruar ndaj dy të rinjve. Shtetasi K.S., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë të Fierit, është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se ky person rezulton të ketë precedentë penalë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 23:00 të datës 10.05.2026, Salla e Komandimit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier mori informacion për dy shtetasit R.H. dhe D.H., të dy 28 vjeç, të cilët kërkonin ndihmë mjekësore në spital, me dëmtime përkatësisht në kokë nga sendë të forta dhe me mjet prerës.
Hetimet e kryera nga grupi hetimor kanë zbuluar se ngjarja ka lindur si pasojë e një konflikti të çastit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arritur të identifikojnë një nga autorët, shtetasin K.S., 36 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Ai rezulton të jetë person me precedentë penalë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, puna vijon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në konflikt.
