Sherri degjeneron në përdorimin e thikave, plagosen tre persona gjatë natës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Lushnjës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri mes tyre.
Sipas burimeve nga policia, konflikti ka shpërthyer gjatë konsumimit të alkoolit. Dyshohet se përplasja ka nisur pas një debati të çastit, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
