Hën. Dhj 10th, 2018

Shfaqen sërish në dasmën mbretërore ish të dashurat e princit Harry

<!– GazetaExpress E premte, 12 Tetor 2018 18:59–>

Në dasmën e princeshë Eugenias kishte të ftuar shumë personazhe të njohur dhe për ditë të tëra vetëm për ata do të përflitet. Për familjen mbretërore ky është eveniment i rëndësishme për të takuar miqtë e vjetër. Ndërsa për princin Harry është një “ribashkim” me të dashurat e tij.

Chelsy Davy mbërriti në  Kishën St. George me miken e saj të ngushtë Lady Melissa Percy. Princi dhe Chelsy kanë pasur një lidhje të gjatë së bashku, prej 7 vitesh.

Në vitin 2011 ata u ndanë, por princeshë Eugenia mbeti shoqe me Chelsyn. 

Sikur të mos mjaftonte prania e Chelsyt, në kishë mbërriti edhe një tjetër e ish e dashur e princit. Cressida Bonas ka qenë e lidhur me princin për 2 vite dhe ata u ndanë në vitin 2014.

Sërish princesha mbeti shoqe me Cressidan edhe pse ajo u nda nga kushëriri i saj.

Me siguri Meghan nuk është ndjerë aspak mirë me të ish të dashurat e bashkëshortit rreth e rrotull.

LajmiFundit

Kategori