Shfaqje Drone Pashke në Teksas: Pamja e Krishtit

Pamja e Krishtit në qiell: Kisha në Teksas organizon shfaqje të veçantë me dronë (VIDEO)

Një shfaqje mbresëlënëse me dronë është mbajtur në një kishë në Teksas. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një moment ikonik nga kryqëzimi i Krishtit, ku në një moment shfaqet imazhi i Tij duke u hequr nga kryqi.

Ky organizim i veçantë në Manvel, Teksas, përkon me kremtimin e Festës së Pashkëve, ngjarja më e rëndësishme në kalendarin e krishterë. Pashka simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen, duke shënuar fitoren e jetës tri ditë pas vdekjes së Tij në kryq.

Pashka katolike kremtohet pas një periudhe 40-ditore agjërimi dhe përgatitjeje shpirtërore, e njohur si periudha e Kreshmës.

Scroll to Top