Enj. Nën 22nd, 2018

“Shiko kush luan”/ Shpat Kasapi ka ndjerë diçka kur dëgjoi për dasmën e Afërditës…

Mbrëmja e së shtunës me “Shiko kush luan” është kthyer në ditën ku të ftuarit përveçse luajnë, tregojnë edhe të vërteta që nuk i dinim më parë.

Një nga të ftuarit e Luana Vjollcës ishte  Shpat Kasapi.

Sigurisht që pyetje për ish të dashurën e tij me të cilën pati një lidhje disa vjeçare ishin të pritshme për të.

Në lojën e fundit “Ndaje ose pije” Shpati u pyet se çfarë ndjeu kur dëgjoi për martesën e Afërdita Dreshaj. Përgjigja e tij shkaktoi të qeshura në studion e “Shiko kush luan”.

Ai tha se kishte ndjerë një çlirim shumë të madh që Aferdita u martua. Nëse një pjesë e madhe e personazheve të njohur evitojnë çdo pyetje në lidhje me ish-ët, Shpati nuk e pati aspak të vështirë të fliste për të edhe në pjesë të tjera të emisionit.

InfoPasqyra/tch

Kategori