Die. Sht 23rd, 2018

Shirat në Japoni, mbi 100 viktima dhe 50 të zhdukur

Të paktën 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve rekord të shiut që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Japoninë perëndimore. Më shumë se 50 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Që nga e enjtja, pjesë të Japonisë perëndimore kanë regjistruar tre herë më shumë reshje shiu nga ajo e zakonshme për një muaj të tërë. Dy milionë njerëz ndërkohë po braktisin shtëpitë e tyre pasi lumenjtë po dalin nga shtretërit.

Skuadrat e shpëtimit kanë rinisur operacionet e tyre për gjetjen e të mbijetuarve apo trupave të pajetë të bllokuar nën baltë. Një zyrtar në prefekturën Okajama tha se niveli i ujërave po bie gradualisht dhe se ekipet e emergjencave mund të jenë në gjendje të arrijnë në zonat më të prekura më këmbë.

Pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në prefekturën e Hiroshimës.

Në qytetin Motojama, në ishullin Shikoku ndërkohë 583 mm shi ra mes mëngjesit të së premtes dhe atij të së shtunës. Paralajmërime për më shumë reshje janë në fuqi me më shumë se 250 mm të parashikuara të bien në disa zona brenda të hënës.

InfoPasqyra/tch

Kategori