SHBA miraton shitjen e 12 mijë bombave për Izraelin, në mes të tensioneve me Iranin
Administrata aktuale ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka anashkaluar Kongresin për t’i shitur menjëherë 12,000 bomba Izraelit, ndërkohë që vazhdojnë operacionet ushtarake kundër Iranit.
Sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit Amerikan, Izraeli ka kërkuar të blejë “dymbëdhjetë mijë (12,000) trupa bombash BLU-110A/B për qëllime të përgjithshme, me peshë rreth 500 kg”, me një vlerë prej mbi 151 milionë dollarë.
“Sekretari i Shtetit, duke vepruar në përputhje me përcaktimet dhe justifikimin e detajuar se ekziston një emergjencë që kërkon shitjen e menjëhershme të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes Qeverisë së Izraelit, ka vendosur që kjo shitje është në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, duke hequr kështu dorë nga kërkesat e shqyrtimit nga Kongresi”, thuhet në njoftim.
