Rikthehen reshjet e dendura të shiut në qarkun e Shkodrës, mungesë energjie elektrike
Gjatë natës, qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë dhe erëra të forta në disa zona.
Në bashkinë e Shkodrës, ka pasur reshje dhe erëra të forta gjatë natës, por nuk raportohen dëmtime apo situata problematike.
Në Malësinë e Madhe, Vau të Dejës dhe në Pukë nuk ka pasur raportime për situata emergjente.
Ndërsa në Fushë-Arrëz, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra, si pasojë e prezencës së ujit, gurëve dhe dherave në rrugët rurale.
Në përgjithësi, pavarësisht motit të keq, të gjitha bashkitë raportojnë situatë të qëndrueshme dhe pa probleme të reja emergjente.
