Mar. Nën 20th, 2018

SHKUP – Stoltenberg : Nuk ka rrugë tjetër drejt NATO-s, përveç pranimit të marrëveshjes për emrin

BEOGRAD, 6 shtator . – Maqedonia nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të mbështesë marrëveshjen për çështjen e emrit që ka arritur me Greqinë pas disa dekadash mosmarrëveshjeje, nëse dëshiron të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s, deklaroi sot në Shkup sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shefi i NATO-s e quajti “një iluzion të mendohet se anëtarësimi në aleancë do të ishte i mundur nëse vendi nuk do të votonte për emrin Republika e Maqedonisë së Veriut si emrin e tij të ri në referendumin e 30 shtatorit”.

“Nuk ka rrugë tjetër drejt NATO-s, përveç pranimit të marrëveshjes me Greqinë. Pa marrëveshjen, nuk ka anëtarësim në NATO,” deklaroi  Stoltenberg gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev. //a.i/

Kategori