Shoferi i autobusit arrestohet pas aksidentit në Tiranë

Arrestohet shoferi i autobusit të linjës së Astirit që përplasi një vajzë me biçikletë

Është arrestuar shoferi i autobusit urban që u përfshi në një aksident në Tiranë. Ai është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Autobusi i linjës së Astirit u përfshi në një aksident në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë, mbrëmjen e së dielës. Gjatë aksidentit, autobusi përplasi një person me biçikletë, i cili, sipas informacioneve, kishte kaluar semaforin me të kuqe.

Scroll to Top