Shoqata e të Verbërve: Mungesë mbështetjeje dhe përjashtim nga barazia

Shoqata e të Verbërve organizoi një protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, duke theksuar përjashtimin e komunitetit të tyre nga barazia për më shumë se një dekadë. Sipas shoqatës, mungesa e mbështetjes institucionale ka penguar personat e verbër të kenë mundësi të barabarta në arsimim, punësim dhe jetë të pavarur.

Shoqata i bën thirrje qeverisë të rivendosë shërbimet publike, të rrisë asistencat dhe të mbështesë integrimin e personave të verbër në tregun e punës me një pagë minimale.

Jonid Ferhati, president i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, ngriti shqetësimin për mungesën e mbështetjes, veçanërisht për personat e papunë. Ai theksoi se përveçse përjashtohen nga skemat sociale familjare, mungojnë edhe shërbimet thelbësore për një jetë të pavarur dhe dinjitoze.

“Thuajse çdo qytetar i verbër i papunë nuk përfiton nga skema e asistencave sociale. Problem tjetër janë shërbimet për një jetë dinjitoze dhe të pavarur. Që nga viti 2014, kur përfundoi ndërtimi i qendrës kombëtare të rehabilitimit të të verbërve, e cila është më e madhja në rajon, shërbimet u ndërprenë, duke sjellë një mungesë standardi evropian”, deklaroi ai.

Scroll to Top