SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Kampionët e Egnatias patën fat në short, duke u përballur me Petrokub të Moldavisë në turin e parë.
Skuadra e Egnatias do të përballet me moldavët e Petrokubit në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Kampionët e Shqipërisë konsiderohen me fat pasi shmangën ekipe si Kairat, Kraiova, Drita, Borac apo Vikingur.
Ndeshja e parë do të luhet më 7 ose 8 korrik në transfertën e Moldavisë, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 14 ose 15 korrik në Rrogozhinë.
Nga ana tjetër, Drita do të ketë një kundërshtar më sfidues në personin e Kauno Zalgiris, ekip ky nga Lituania.
SHORTI PËRFUNDIMTAR:
- Sabah – TNS
- Floriana – Shamrok
- Flora Talin – Iberia
- Linkoln Red Imps – Inter Eskaldes (çifti më i favorshëm)
- Tre Fiori – Larne (çifti më i favorshëm)
- Ararat Armenia – Riga
- Vardar – KuPS Kuopio
- Kauno Zalgiris – Drita
- Vitebsk – U. Kraiova
- Petrokub – Egnatia
- Borac – Levski Sofia
- Vikingur – Giori
- Kairat Almati – Sutjeska
- Klaksvik – Atert Bisen
PANORAMASPORT.AL
