Shorti Champions League: Supersfidat Real Madrid-City e PSG-Chelsea

Shorti i Champions League: Real Madrid kundër Manchester City dhe PSG kundër Chelsea janë supersfidat e fazës së 1/8.

Shorti i Ligës së Kampioneve u mbajt në orën 12:00 në Nion të Zvicrës, duke nxjerrë përballje mjaft emocionuese në fazën e 1/8-ave.

Dy nga ndeshjet më tërheqëse janë Paris Saint-Germain kundër Chelsea dhe Real Madrid kundër Manchester City.

Ndeshjet e para të këtij turi do të luhen më 10-11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 17-18 mars.

Shorti rezultoi mjaft i favorshëm për Barcelona, e cila do të përballet me Newcastle United, duke shmangur një duel me Paris Saint-Germain.

Liverpool do të luajë kundër Galatasaray, ndërsa Bayern Munich do të matet me Atalantën.

Një tjetër sfidë interesante është ajo mes Atletico Madrid dhe Tottenham.

Ndërkohë, Arsenal do të sfidojë Bayer Leverkusen.

Ndeshja mes dy skuadrave që konsiderohen surprizë e turneut, Bodo/Glimt dhe Sporting Lisbonë, premton gjithashtu emocion.

Shorti përfundimtar për fazën e 1/8-ave është si më poshtë:

  • PSG – Chelsea
  • Real Madrid – Manchester City
  • Newcastle – Barcelona
  • Bodo/Glimt – Sporting Lisbonë
  • Galatasaray – Liverpool
  • Atalanta – Bayern Munich
  • Atletico Madrid – Tottenham
  • Leverkusen – Arsenal

Ndarja e kombinuar në short, duke përfshirë mundësitë e kualifikimit nga fazat paraprake, është si më poshtë:

  • PSG ose Newcastle kundër Barcelona ose Chelsea
  • Galatasaray ose Atletico Madrid kundër Liverpool ose Tottenham
  • Real Madrid ose Bodo/Glimt kundër Sporting Lisbonë ose Manchester City
  • Atalanta ose Bayern Leverkusen kundër Arsenal ose Bayern Munich
Scroll to Top