Shorti Europa League: Roma sfidë të fortë drejt Stambollit

Shorti i Ligës së Europës/ Zbuluar rrugëtimi drejt finales së Stambollit, Roma do të përballet me sfida të forta

Sot në Nion të Zvicrës, duke filluar nga ora 13:00, u zhvillua shorti i Ligës së Europës. Skuadrat mësuan kundërshtarët e tyre në rrugëtimin drejt finales, duke filluar nga faza e 1/8-ave.

Finalja e sivjetme do të zhvillohet në Stamboll, ku 16 skuadra po luftojnë për të arritur atë.

Janë hedhur shorte për fazën e 1/8-ave, ku spikasin përballje interesante si ajo mes Bolonjës dhe Romës.

Shorti përfundimtar për fazën e 1/8-ave:

  • Genk – Freiburg
  • Bolonja – Roma
  • Ferencvarosh – Braga
  • Shtutgart – Porto
  • Betis – Panathinaikos
  • Notingam Forest – Midtjylland
  • Selta Vigo – Lyon
  • Lil – Aston Villa

Ky short zbulon rrugëtimin e skuadrave drejt finales. (PANORAMASPORT.AL)

Scroll to Top