Die. Dhj 16th, 2018

Shorti i Europianit 2020, hidhet në datën 2 dhjetor

TIRANË, 21 nëntor . – UEFA publikon skuadrat e 6 vazove për shortin e eliminatoreve të kampionatit Europian të futbollit 2020.

Shorti i Eliminatoreve të kampionatit të futbollit Euro 2020, do të mbahet në 2 dhjetor,  Kombëtarja shqiptare bën pjesë në vazon katër.

Shqipëria ka zbritur kështu 1 vazo në krahasim me eliminatoret e Botërorit.

Ka mundësi që Shqipëria të përballet me Kosovën, që bën pjesë në vazon e 5-të, gjithmonë nëse dardanët nuk arrijnë të sigurojnë një biletë për në Europian nga Liga e Kombeve.

Kualifikueset e “Euro 2020” do të kenë 10 grupe. Rregulli është që dy ekipet e para kualifikohen direkt. 4 ekipet fituese të Ligës A do të kenë grup me 5 ekipe, një rregull i përcaktuar nga UEFA. Të gjitha grupet e tjerë do të jenë me 6 ekipe. Gjermania, ndryshe nga herët e tjera do të jetë në vazon e dytë.

Vazoja e parë: Anglia, Portugalia, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnje-Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Shqipëria, Qiproja, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania.
Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjibraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.
Vazoja e gjashtë: Andorra, Letonia, Lihtenshtejni, San Marinoja dhe Malta. /o.l/r.e/

Kategori