Shpërthim me eksploziv në Memaliaj/ Pronari i banesës jep deklarime
Një shpërthim me eksploziv, dyshohet të jetë tritol, ka ndodhur sot rreth orës 00:10 në Memaliaj, në banesën e kryetarit të njësisë administrative Qesarati. 67-vjeçari, Butjan Kapa, ka pohuar se nuk ka pasur konflikte me askënd. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje, pasi nuk ka dashur të prononcohet më gjatë. Për fat të mirë, nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, autorët kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe janë larguar në këmbë.
