Shpërthim me tritol në Kuçovë, dëme materiale

Shpërthim me tritol në një biznes në Kuçovë, lënda plasëse ishte vendosur te dera

Një shpërthim me lëndë plasëse, e identifikuar si tritol, ka ndodhur gjatë natës në një biznes në lagjen Postobllok të qytetit të Kuçovës.

Burime zyrtare konfirmuan se lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së biznesit, në pronësi të shtetasit me inicialet G. S.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top