Shpërthim me tritol në Selitë të Vogël: Kamerat e sigurisë kapin dy autorët
Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur në Selitë të Vogël, ku një automjet i 39-vjeçarit u shënjestrua me lëndë eksplozive.
Dëshmitë e kamerave të sigurisë tregojnë se në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë dy autorë, të cilët lëviznin me dy automjete të ndryshme.
Njëri prej tyre është afruar pranë portës së banesës dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e shtëpisë. Pas kryerjes së veprës, ata janë larguar duke u fshehur në rrugicat e zonës.
I dëmtuari, Jano, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, por ka pasur problematika të vogla lidhur me punën e tij.
