8 të plagosur, 3 të zhdukur pas shpërthimit në një ndërtesë banimi në Kinë
Tre persona rezultojnë të zhdukur dhe tetë të tjerë janë plagosur lehtë në një shpërthim në një ndërtesë banimi në qytetin kinez Huludao. Shërbimet lokale të zjarrfikësve e raportuan këtë ngjarje.
Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Në vendngjarje u dërguan 14 automjete zjarrfikëse dhe 95 zjarrfikës.
Të plagosurit janë dërguar në spital. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar dhe ka nisur një hetim për shkaqet e shpërthimit.
